Përditësimi i fundit i Ministrisë së Mbrojtjes deklaron se forcat ruse kanë bërë “përparim minimal” në tokë, det dhe ajër ditët e fundit.
Sipas saj ata “vazhdojnë të pësojnë humbje të rënda” ndërsa pushtimi “ka ngecur kryesisht në të gjitha frontet”, tha Ministria e Mbrojtjes.
Ndërkohë, mbrojtjen ukrainase e përshkroi si “të palëkundur dhe të mirëkoordinuar” teksa tha se shumica dërrmuese e territorit mbetet në duart e Ukrainës.
Kjo duket në përputhje me atë që kemi dëgjuar nga ekspertët dhe nga inteligjenca amerikane ditët e fundit, me raportet se Rusia po lufton me burimet dhe moralin.