Një mosmarrëveshje ka ndodhur sot në Postën e Kosovës, ku është përfshirë edhe ushtruesi i detyrës të Postës së Kosovës, Rafet Jashari, e në të cilën ka ndërhyrë edhe Policia e Kosovës.
Rastin për Gazetën Enigma, e kanë konfirmuar edhe nga policia e Kosovës.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka thënë se aktualisht palët e përfshira janë duke u intervistuar.
“Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një mosmarrveshje në ndërtesën e Postës të Kosovës, në Prishtinë.
Lidhur me këtë ngjarje, janë duke u intervistuar palët e përfshira dhe në koordinim me prokurorin e shtetit do të ndërmerren veprimet e nevojshme policore”, ka thënë ajo.
Pas shkarkimit të Xhevdet Smakiqit, Rafet Jashari do të jetë ushtrues i detyrës së kryeshefit të Postës së Kosovës.