Vazhdojnë provokimet e Serbisë: Ushtria serbe mban stërvitje përgjatë kufirit me Kosovën

Vazhdojnë provokimet e Serbisë: Ushtria serbe mban stërvitje përgjatë kufirit me Kosovën

Pjesëtarët e ushtrisë së Serbisë, gjatë ditëve të festës së Vitit të Ri dhe Krishtlindje ortodokse, janë duke zhvilluar një stërvitje ushtarake përgjatë brezit kufitar me Republikën e Kosovës, siç thuhet, me qëllim të ruajtjes dhe përmirësimit të gatishmërisë luftarake për kryerjen e detyrave të përkushtuara.

Sipas një komunikate të Ministrisë serbe të Mbrojtjes, “stërvitja po kryhet në baza dhe objekte si pjesë e aktiviteteve të rregullta dhe paraqet vazhdimin dhe avancimin e stërvitjes që njësitet e Ushtrisë Serbe i realizojnë para se të dërgohen në Zonën e Sigurisë Tokësore [me Kosovën]”.

“Fokusi është në ushtrimin e operacioneve dhe veprimeve luftarake në rast të një sulmi ndaj forcave të Ushtrisë Serbe, si dhe në taktikat, teknikat dhe procedurat e përdorura për të parandaluar kalimet e paligjshme, grupet ekstremiste dhe krimin e organizuar”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, sipas Ministrisë serbe të Mbrojtjes, “situata e sigurisë në Zonën e Sigurisë Tokësore është stabile dhe trajnimi i vazhdueshëm i pjesëtarëve të Ushtrisë Serbe përmirëson më tej aftësinë për të kryer detyra specifike përgjatë vijës administrative në bashkëpunim me organet e tjera të sigurisë së Serbisë dhe KFOR-it, për të siguruar një mjedis paqësore dhe të sigurt për të gjithë qytetarët”.

Related Articles