Kosova e Serbia do t’i vazhdojnë bisedimet në kuadër të dialogut me takimin e radhës të caktuar për datën 4 prill në Bruksel.
Megjithatë, këtë herë në kryeqytetin e BE-së do të takohen shefat e ekipeve negociatore, Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq nga pala serbe, shef i së ashtuquajturës, Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Në takim,është paraparë të diksutohen hapat e ardhshëm në zbatimin e marrveshjës për rrugen drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ky takim është i pari pas atij të nivelit edhe më të lartë të mbajtur në Ohër të Maqedonisë së Veriut, javën e kaluar.
Atje, kryeministri i Koosvës, Albin Kurti, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ndërmjetësit e BE-së dhe SHBA-së, u dakorduan me aneksin për zbatimin e propozimit të marrëveshjes së propozuar nga BE-ja. / Gazeta Enigma.