Vdekja e Hekuran Hoxhës, Haradinaj: Na tronditi të gjithëve!

Vdekja e Hekuran Hoxhës, Haradinaj: Na tronditi të gjithëve!

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vdekjes së ish-kandidatit për deputet, Hekuran Hoxha, i cili u gjet i vdekur në veturën e tij në Veternik të Prishtinës.

“Hekuran Hoxhën e kishim koleg shumëvjeçar në Aleancë. Qysh në rininë e tij, ai ishte i angazhuar në aktivitetet politike në kuadër të Aleancës, ku u dallua gjithmonë për afërsinë, korrektësinë dhe respektin ndaj gjithsecilit”, shkroi Haradinaj.

“Ndarja e tij nga jeta na tronditi të gjithëve! Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së nderuar Hoxha, miqve dhe të gjithë kolegëve në Aleancë”, shtoi tutje i pari i Aleancës.

“Qoftë i përhershëm kujtimi për ty, Kani!”, u shpreh në fund Haradinaj.

Related Articles