Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin që ndodhi dje në Lipjan, ku një i ri ka humbur jetën.
Në raportin e policisë thuhet se viktima ishte dërguar pa shenja jete në emergjencë dhe se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.
“Është sjellë pa shenja jete në emergjencë mjekësore viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë”, thuhet në raport.
Tutje në raport thuhet se sipas familjarëve të viktimës, gjersa viktima ishte duke punuar në pyll (duke prerë dru) i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi.