Një person është gjetur pa shenja jete në Obiliq, raporton Gazeta Enigma.
Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se rasti ka ndodhur dje në orët e paraditës.
Obiliq 11.07.2022 – 08:37. ”Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Enigma/