Policia ka njoftuar për një vdekje të dyshimtë në Skënderaj, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas dëshmitares, viktima mashkull është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij, ku jetonte i vetëm.
Njoftimi i plotë i policisë:
VDEKJE E DYSHUAR/ Skenderaj Në një shtëpi është gjetur pa shenja jete një kufomë. Sipas dëshmitares femër kosovare në këtë shtëpi ka jetuar i vetëm një mashkull kosovar, por të njëjtin nuk e kishin parë 6 muajt e fundit. Identiteti i viktimës mbetet të vërtetohet pas kryerjes së procedurave të autopsisë në IML.