Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur në veri të Mitrovicës.
Policia thotë se është raportuar se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete një burrë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore dhe një ekip i emergjencës, ku mjeku përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“VDEKJE E DYSHIMTË- Mitrovicë Veri. Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore dhe një ekip i emergjencës, ku nga mjeku përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.” / Gazeta Enigma.