Ka vdekur 23-vjeçari, i cili ra në kontakt me energjinë elektrike në vendin e punës të hënën në Gjilan, raporton Gazeta “Enigma”.
I riu i cili i përkiste komunitetit serb fillimisht iu nënshtrua një operimi, pasi ishte në gjendje shumë të rëndë e që më pas u transferua për kujdes intensiv në Mjekimin Intensiv Qendror – QKUK. Mirëpo, përkundër përpjekjeve nga mjekët, i riu vdiq sot në orën 06:45.
Ndërkaq sot Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar pronari i objektit, ku i ndjeri ra në kontakt me rrymën.