Të hënën, në Klinikën Infektive të SHSKUK-së rreth orës 21:50 ka ndërruar jetë një i burgosur.
Kështu kanë njoftuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve.
Sipas ShKK-së, i njëjti ishte pranuar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë më 14 nëntor të vitit të kaluar.
“Në momentin e pranimit, gjendja e tij ka qenë stabile, por me të dhëna për sëmundje paraprake të mushkërive. Ai ishte duke u trajtuar për një gjendje gripale, e cila ka progreduar në mushkëri. Për këtë arsye, është dërguar për kontroll specialistike pulmologjike. Në Klinikën e Emergjencës në SHSKUK, janë konsultuar radiologu, pulmologu dhe kirurgu torakal, dhe pacienti është transferuar në Klinikën Infektive”, thuhet në njoftimin e ShKK-së.
“Gjendja e tij ka filluar të përkeqësohet dhe përkundër angazhimit të stafit të kësaj klinike, nuk është arritur që pacienti të mbahet në jetë”. /Gazeta Enigma