Mbrëmë u plagos rëndë një i ri nga fshati Rixhevë i Klinës, raporton Gazeta “Enigma”. Ai nuk arriti që ti mbijetoj plagëve të marra dhe ndërroi jetë mas mesnatës.
Lajmin për Gazetën “Enigma” ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Ai ka njoftuar se trupi është dërguar për obduksion.
Ndryshe, Policia e Kosovës mbrëmë ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona të dyshuar.
“Sot (mbrëmë) rreth orës 21:00 në rrugën “Abedin Rexha” në Klinë ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Viktima me autoambulacë është dërguar për tretman në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.