Një person ka vdekur sot në fshatin Shalë të Drenasit, pasi u rrokullis me motor.
Policia tha se rasti ishte vetaksident.
“Një person në oborrin e shtëpisë së tij është rrokullisur me motor“, deklaruan nga policia.
I njëjti është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Urgjente në Komoran, ku mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij.
Lidhur me rastin kanë nisur hetimet.