Vdes një shtetas i Shqipërisë në Spitalin e Pejës

Vdes një shtetas i Shqipërisë në Spitalin e Pejës

Një shtetas i Shqipërisë ka vdekur mbrëmë në Spitalin e Pejës.

Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se i njëjti është dërguar në gjendje të rënduar shëndetësore në QKMF në Deçan.

Por, më pastaj është dërguar në Spitalin e Pejës, ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar vdekja e tij.

“Deçan 29.10.2021-18:50. Është raportuar se viktima mashkull shtetas i Shqipërisë, është sjellë me gjendje të rënduar shëndetësore në QKMF Deçan, i njëjti më pas është dërguar në Spitalin e Pejës, nga ekipi mjekësor është konfirmuar vdekja  e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles