Vdes punëtori që ra nga ndërtesa në Fushë Kosovë

Vdes punëtori që ra nga ndërtesa në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka vdekur në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës gjatë së shtunës.

Ai ishte duke marrë trajtim aty si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e punës.

Bëhet fjalë për punëtorin i cili më 4 shkurt kishte rënë nga një ndërtesë në Fushë Kosovë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Për këtë aksident ishin arrestuar dy pronarët e kompanisë punëkryese.  / Gazeta Enigma.

Related Articles