Këshilli Evropian, organi më i lartë i BE-së, i ka thënë sot “Po” unanimisht liberalizimit të vizave për kosovarët, raporton Gazeta Enigma.
Tashmë në faqen zyrtare të Këshillit Evropian është publikuar komunikata ku konfirmohet përkrahja për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Përkrahja madje, siç duket është dhënë nga shumica ku sipas fotografisë së votave, vetëm Irlanda nuk ka marrë pjesë në votim.
Greqia, Spanja, Qipro, Rumania dhe Sllovakia, po ashtu kanë votuar pro një vendimi të tillë, pesë shtete këto që s’e njohin pavarësinë e shtetit të Kosovës.
Ndërkaq, të gjitha shtetet tjera pjesëmarrëse votuan për. /Gazeta Enigma/