“Vendimet e fundit të Qeverisë – shkak i tensioneve në veri të Kosovës”

“Vendimet e fundit të Qeverisë – shkak i tensioneve në veri të Kosovës”

Vendimet e fundit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, siç duket janë duke shkaktuar tensione në komunat veriore të Kosovës, shkruan Gazeta Enigma.

Kërkesa nga Shetet e Bashkuara të Amerikës për shtyrjen e afatit kohor për regjistrimin e targave nga populli serb që jetojnë në veri në RKS, drejtuar Qeverisë së Kosovës, ku kryeministri i vendit ka deklaruar se nuk do të ndodh një gjë e tillë ka nxitur tensione në veri.

Gazeta Enigma lidhur me ngjarjet e fundit në veri ka kontaktuar me ish – drejtorin e Policisë së Kosovës dhe njëherit deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës Rashit Qalaj, i cili ka folur për shkaqet të cilat kanë ndikuar në nxitjen e situatës në veri të Kosovës.

Deputet i PDK-së, Rashit Qalaj

Sipas tij çështja e cila ka nxitur këto “tensione” është vendimi i fundit i Qeverisë lidhur me reciprocitetin e targave, ku Qalaj thekson se në këtë rast nga Qeveria e Kosovës duhet të ketë koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi që kanë kërkuar nga Kosova të shtyhet afati kohor për regjistrimin e targave edhe për 10 muaj.

“Komuniteti serb që jeton në komunat veriore mendojë që e kanë pasur kohën e mjaftueshme për regjistrimin e veturave të targave në tabelat e Republikës e Kosovës dhe nuk ka ndonjë arsye që ata deri më tash të arsyetohen për mos regjistrimin e veturave, mendoj që është koha që pasi që Qeverisë i është kërkuar nga Escobar që të shtyhet afati kohor për 10 muaj, në këtë rast Qeveria e Kosovës duhet të koordinohet me partnerët tanë e sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh Qalaj për Enigmën.

Qalaj gjithashtu tha se populli serb vazhdimisht ka presion nga presidenti i Serbisë për mosregjistrimin e veturave në targat e Republikës së Kosovës.

Ku ndërkohë që policia e Kosovës ka pasur kohën e mjaftueshme për t’i bërë përgatitjet e duhura për çdo gjë të mundshme.

“Sa i përket ngjarjeve të fundit në veri edhe mund të ketë tensione për shkak se presidenti i Serbisë janë duke bërë thirrje vazhdimisht që të mos regjistrojnë veturat në targat e Republikës së Kosovës, në këtë rast policia e Kosovës e ka pasur kohën e mjaftueshme për t’i bërë përgatitjet e duhura”, përfundoi Qalaj.

Ndërkohë që gjendjen aktuale e ka komentuar për Enigmën edhe eksperti i Sigurisë, Drizan Shala.

Ekspert i Sigurisë, Drizan Shala

Sipas tij propozimi i fundit nga i dërguari special i ShBA-së, Gabriel Escobar, drejtuar Qeverisë për shtyrjen e afatit kohor për targat duhet të pranohet nga Qeveria e Kosovës, duke e marrë parasyshë edhe situatën politike në të cilën gjendet vendi ynë.

“Marrja e vendimit nga ana e Qeverisë së Kosovës sa i përket reciprocitetit për targa, komunat veriore duhet të ndryshojnë targat të cilat janë të prodhuara nga Serbia, me akronime të qyteteve të Kosovës, në aspekin legal, legjislativ, një vendim nga ana e kryeministrit është i pranueshëm ndërsa në aspektin e mardhënieve ndërkombëtare dhe situatës politike në të cilën gjendet Kosova në arritjen e një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë, në këtë aspekt Qeveria e Kosovës duhet domosdo ta pranojë propozimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si garantues i Kosovës”, theksoi Shala.

Shala shtoi se nëse nuk do të ketë shtyrje të afatit kohor për targat Kosova mund të deklasohet në aspekte profesionale dhe në rrugët e saj drejt BE-së, NATO-s, dhe OKB-së.

“Në rast se nuk do të ketë shtyrje të afatatit siç edhe është kërkuar nga sekretari amerikan Antony Blinken përmes emisarit Gabriel Escobar, në aspektin diplomatik Kosova do të pësonte debakël i cili mund të na hakmerret në shumë aspekte profesionale dhe rrugës së Kosovës në arritjet e saj të jetë pjesë përbërse e Bashkimit Evropian, NATO-s dhe Organeve të Kombeve të Bashkuara”, përfundoiShala.

Në lidhje me sigurinë dhe stabilitetin në vend, KFOR-i ka thënë se deri më tani nuk ka pasur ndonjë shqetësim dhe se prezenca e KFOR-it në veri vazhdon të mbetet e njëjtë duke u bazuar në mandatin dhe misionin e tyre.

“Deri më sot nuk kemi ndonjë fakt që mund të shkaktojë shqetësim dhe nuk ka pasur asnjë ndryshim në qëndrimin e forcës së misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Ndërkaq në lidhje me çështjen e reciprocitetit të targave, KFOR-i ka thënë se ende nuk ka detaje dhe se situata aktuale karakterizohet nga çështje të ndryshme, secila me karakter politik.

“E dimë që të gjitha palët po punojnë fort për zgjidhjen e tyre, por ende nuk kemi detaje”.

Ndërkohë  EULEX, ka njoftuar se aktualisht 105 zyrtarë policorë nga Polonia janë duke patrulluar në veri të Kosovës, pak ditë para skadimit të afatit për riregjistrim të targave të automjeteve në RKS.

EULEX ka konfirmuar se më 31 korrik të këtij viti ka vërejtur një prani të konsiderueshme dhe shqetësuese, që ishin të armatosur në barrikadat e ngritura në Kosovën veriore. Si reagim, EULEX-i thotë se bëri shtim të patrullimeve të vëzhgimit në Kosovën veriore dhe demanton se aktualisht ka prani të ngjashme si të 31 korrikut.

“Forca e Reagimit të Shpejtë” e EULEX është në gatishmëri 24 orë në ditë në Mitrovicë dhe ka kohë reagimi shumë të shkurtë”, thuhet nga EULEX-i./GAZETAENIGMA/

Related Articles