Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bashkë me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, sot kanë vendosur gurthemelin e objektit të ri të nënstacionit policor te Ura e Bistricës në Leposaviq.
Sveçla ka thënë se objekti i ri modern do të jetë në shfrytëzim të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
Madje ai shtoi se Policia e Kosovës nga ky vend po shërbejnë prej gati dy vitesh në luftimin e çdo kriminaliteti, mbrojtjen e kufirit si dhe sigurinë e përgjithshme në Kosovë.
Postimi nga Sveçla:
Në vazhdën e përmirësimit të infrastrukturës së sigurisë dhe kushteve të punës së Policisë së Kosovës, bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, vendosëm sot gurthemelin e objektit të ri të nënstacionit policor te vendi i njohur si Ura e Bistricës së Leposaviqit.
Objekti i ri e modern do të jenë në shfrytëzim të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të cilët nga ky vend, po shërbejnë prej gati dy vitesh në luftimin e çdo kriminaliteti, mbrojtjen e kufirit tonë e për sigurinë e përgjithshme të Republikës sonë.
Nga 1 zyre që kemi gjetur në dispozicion të ruajtjes së kufirit me Serbinë sot kemi 9 nënstacione me polic të përkushtuar e në shërbim të Republikës sonë.
Do të vazhdojmë pa u ndalur në ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve tona për të përballur me sukses çdo sfidë që mund të na dalë përpara.