Një vetaksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Dobrushë, duke përfunduar me pasoja fatale për një person.
Sipas informacioneve fillestare, aksidenti ka ndodhur në afërsi të një fabrike, ku drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin, duke shkaktuar vetaksidentin tragjik.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë ekipet emergjente, të cilat kanë intervenuar për t’i ofruar ndihmë viktimës, por fatkeqësisht nuk kanë arritur ta shpëtojnë.
Policia ende se ka konfirmuar rastin, Gazeta Enigma ka dërguar pytje drejt këtij institucioni.
