Vetaksident i rëndë në Drejë të Istogut, lëndohen katër persona

Vetaksident i rëndë në Drejë të Istogut, lëndohen katër persona

Këtë të diel në Drejë të Istogut ka ndodhur një vetaksident i rëndë, raporton Gazeta “Enigma”.

Nga pamjet që ka publikuar Istogu Channel, shihet se vetura ka rënë poshtë urës dhe se sipas kësaj faqeje, katër persona kanë pësuar lëndime trupore.

Në vendin e ngjarjes shihet se janë edhe stafi shëndetësor e policia.

Gazeta “Enigma” ka kontaktuar me Policinë e Kosovës por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk ka marrë përgjigje.

Related Articles