Vetaksident i rëndë në Pejë, vdes një person

Vetaksident i rëndë në Pejë, vdes një person

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur mëngjesin e së premtes në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë.

Këtë e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai theksoi se shoferi i veturës e kishte goditur shtyllën e ndriçimit rrugor duke pësuar lëndime trupore.

“Sot rreth orës 05:20, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën ‘Konferenca e Bujanit’ në Pejë, në këtë aksident ishte e përfshirë një veturë e cila ka goditur shtyllën e ndriçimit rrugorë, si pasojë e këtij vetaksidenti ngasesi i veturës ka pësuar lëndime trupore, i njëjti është dërguar me autoambulancë në spitalin rajonal në Pejë, dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës”, tha Rugova. / Gazeta Enigma.

Related Articles