Ilirjana Zymberaj drejtoreshë e Inspektorarit në AUV ka thënë se pas të gjitha kontrolleve në terren, Kosova ka ushqim të sigurt.
Sipas saj, ka monitorim dhe inspektim të vazhdueshëm në terren.
Zymberaj ka thënë se deri tash kanë pasur problem për shkak të numrit të vogël të inspektorëve.
“Rastet gjithmonë i kemi përzgjedhur sipas rrezikshmërisë më të madhe për shkak se kemi pasur inspektorë më pak. Ankesa më së shpeshti ka nëpër markete për produkte të ndryshme. Është shumë me rëndësi se si mbahen produktet nëpër markete. Vetëm prej janarit deri më tash gastronomia ka pas mbi 800 inspektime dhe 180 ankesa kanë qenë në përgjithësi për produkte të ndryshme”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se inspektorët që kanë qenë në komuna i janë bashkuar AUV-it dhe mundësia për kontrolle është më i madh.
Në gastronomi ka më shumë inspektime për shkak se ato janë më të frekuentuara.
Sipas saj, bëhen inspektime edhe të prodhuesit, por shton se kjo bëhet në bazë të nevojës.
“Në përgjithësi siguria ushqimore është në nivelin e duhur por gjithmonë ka hapësirë të përmirësohet. Edhe në tregje ka vend për përmirësim. Ne kemi bërë inspektime të përbashkëta edhe me inspektorët e komunës. Thuajse çdo ditë kemi ankesa nga tregu”, ka thënë ajo.
Zymberaj ka folur edhe për gripin e shpezëve, duke shtuar se nga maji në qershor kanë qenë 39 ferma të atakuara nga gripi i shpezëve.
Ajo ka thënë 6 mijë e 21 shpezë janë asgjësuar për shkak të gripit.
Sipas saj nga shtatori në shtatë ferma janë asgjësuar mbi 60 mijë shpezëve. /Gazeta “Enigma”/