Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se asnjë person i infektuar me COVID-19 nuk ka ndërruar jetë.
Vetëm një person raportohet të ketë dalë pozitiv me coronavirus.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 32 mostra të dyshuara për COVID-19.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 7 persona që kanë fituar betejën me COVID-19.
Numri i përgjithshëm i rasteve aktive është 41.