Vitali Klitschko mesazh për shqiptarët: S’do ta harrojmë kurrë mbështetjen tuaj

Vitali Klitschko mesazh për shqiptarët: S’do ta harrojmë kurrë mbështetjen tuaj

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko e ka falënderuar Shqipërinë dhe shqiptarët për mbështetjen që po ia japin popullit ukrainas.

Klitschko ka thënë se nuk do ta harrojnë kurrë mbështetjen e shqiptarëve populli ukrainas.

“Nuk do ta harrojmë kurrë mbështetjen tuaj”, ka thënë Vitali Klitschkov.

Më poshtë mund ta lexoni mesazhin e plotë të kryebashkiakut të Kievit i cili ia ka dërguar homologut të tij Erion Veliajt:

I dashur miku dhe kolegu im, Erion!

Së pari, dua t’ju falenderoj për strehimin e refugjatëve nga Ukraina, sidomos të fëmijëve tanë. E çmojmë shumë mbështetjen tuaj politike dhe ndërkombëtare. Ndihma juaj është shumë e rëndësishme për ne në këto çaste kritike. E çmojmë shumë dhe nuk do e harrojmë kurrë kush janë miqtë e vërtetë të Ukrainës! Prioriteti ynë kryesor është ta ndalojmë këtë luftë të pakuptimtë në Ukrainë, të ndalojmë vrasjen e qytetarëve.

E çmojmë shumë ndihmën tuaj dhe shumë të fala nga Kievi!”, tha Klitschko.

Qytetarët shqiptarë së bashku me komunitetin ukrainas në vendin tonë janë mbledhur sot në një manifetsim për t’u solidarizuar me luftën. Manifetsimi organizohet nga ambasadori ukraina snë vendin tonë Volodymyr Shkurov. Në marshim ka marrë pjesë edhe ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim.

Related Articles