Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë seancës në Kuvend iu është përgjigjuar deputetit nga PDK, Bekim Haxhiu, duke i thënë se vaksinat janë të sigurta dhe se asnjë efekt negative nuk është shfaqur deri më tani, raporton Gazeta Enigma.
Haxhiu kërkuar sqarime nga Vitia se përse e kishte pranuar donacionin nga Norvegjia, kur ishte në dijeni se afati i këtyre vaksinave ishte deri në qershor dhe korrik.
Ndërsa, Vitia theksoi se Kosova është i vetmi vend në rajon i cili ka në stoqet vaksina të aprovuara nga Agjensia Evropiane e Barnave (EMA).
Vitia bëri thirrje për bashkëpunim në mënyrë që të ruhet shëndeti i qytetarëve të Kosovës dhe mos t’i trazojnë qytetarët që të kenë dyshimet e veta, duke thënë se çdo thirrje tjetër është e pandershme dhe është abuzim ndaj qytetarëve.
“Është e pandershme dhe është abuzim me pozitën që kanë disa nga kolegët tanë me qëndrimet karshi vaksinimit dhe vaksinave. Kosova është i vetmi vend në rajon i cili ekskluzivisht ka në stoqet e veta vaksina të aprovuara nga EMA. Të gjitha vaksinat janë të sigurta. Tani që variant Delta është i pranishëm edhe në Kosovë dhe rreziku i shfaqjes së një vale të re është i mundshëm, ishte dashur që në këtë qasje të kemi një qëndrim të përbashkët dhe të jemi të bashkuar që në mënyrë sa më efikase të vaksinohen të gjithë qytetarët. Çdo thirrje tjetër është e pandershme, çdo hezitim që po mundohen ta bëjnë është i pandershëm”, ka thënë ai.
“Deri tash janë mbi 230 mijë vaksina në Kosovë, dhe Akoma nuk kemi ndonjë efekt anësorë. Varianti “Delta” është i pranishëm në Kosovë dhe rreziku për një val të re, është dashur që pa dallime politike në këtë qasje të kemi një qëndrim të përbashkët që sa më shpejt të vaksinohen të gjithë qytetarët e Kosovës, për të ruajtuar shëndetin e tyre”, tha Vitia./Gazeta Enigma.