Vitia i referohet EXIT POLL-eve: Vetëvendosje del të jetë fituesja

Vitia i referohet EXIT POLL-eve: Vetëvendosje del të jetë fituesja

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës, Arben Vitia, është deklaruar para mediave pas mbylljes së vendvotimeve në Kosovë, raporton Gazeta Enigma.

Vitia ka theksuar se duke iu referuar EXITPOLL-eve më kredibile, Vetëvendosja del të jetë fituese nga kundërkandidati i LDK-së, Përparim Rama, duke potencuar se janë për dy pikë më përpara.

Tutje, ai ka thënë se kanë qenë zgjedhje të jashtëzakonshme, ku sipasi tij Kosova ka dhënë shembull për organizimin e zgjedhjeve.

“Për këtë dua të falenderoj institucionet për organizimin e zgjedhjeve, veçmas komisionerët me punën e tyre gjithë ditore që kanë kontribuar në këto momente që procesi të jetë demokratik, po në anën tjetër duke numëruar çdo votë”, ka thënë ai.

Ai, ka pohuar se sapo t’i marrin rezultatet nga KQZ, do të dalin sërish dhe të njoftojnë për rezultatet preliminare.

Related Articles