Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia në një konferencë për media ka thënë se nëser do ti propozojnë Qeverisë disa masa për shkak të të infektuarve me COVID-19.
“Do të propozojmë që të mbyllen klubet e natës, të reduktohet orari i gastronomisë, do të ketë kufizime edhe për dasma. Arsyeja pse do të ndërmerren këto masa është se shpërndarja është evidnete që po vjen nga grumbullimet e mëdha”, ka thënë ai.
Pjesë nga fjalimi i Arben Vitisë:
171 raste apo 99.3% e rasteve kanë qenë me variantin Delta.
Kjo përhapje kaq e theksuar e bën situatën epidemiologjike shumë serioze dhe e konfirmon atë që është parë edhe në shtetet tjera, që përhapja e Deltas është e madhe dhe nuk përjashton asnjë moshë.
Në ShSKUK deri sot kanë qenë të hospitalizuar 466 pacientë.
Kjo valë e virusit që ka qenë e pashmangshme kërkon ndërhyrje të menjëhershme dhe masa të reja nga ato që i kemi miratuar javën e kaluar.
Pas konsultimeve me drejtuesit e institucioneve shëndetësorë dhe grupet e tjera ne qysh nesër do ti propozojmë Qeverisë që të vendos për marrjen e disa masave që do të prekin disa sektorë por që janë të domosdoshme.