Vitia thotë se është 20 fishuar numri i të infektuarve me COVID

Vitia thotë se është 20 fishuar numri i të infektuarve me COVID

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se për shkak të përhapjes së variantit Delta të koronavirusit, numri i të infektuarve, për një periudhë të shkurtër kohore, është 20-fishuar.

Gjatë mbledhjes së Komitetit për koordinim dhe vlerësim të situatës me pandeminë COVID-19, tha se deri te ky përfundim pas marrjes së rezultateve të analizave të 16 gushtit, që autoritetet kanë dërguar për testim në institutin gjerman “Robert Coch”.

“Ne jemi të vetëdijshëm se vetëm vaksina e ndalë përsëritjen e një vale të re, edhe pas kësaj vale. Por deri në vaksinimin e qytetarëve në masën e formimit të një imuniteti kolektiv, ne përkundër sfidave ekonomike që mund ti kemi, shëndeti publik i qytetarëve duhet dhe do të jetë prioriteti kryesor”, tha ministri Vitia, thuhet në një komunikatë të Qeverisë së Kosovës.

Related Articles