Vitia uron festën e Kurban Bajramit, u bën thirrje qytetarëve që të mbrojnë shëndetin dhe të vaksinohen

Vitia uron festën e Kurban Bajramit, u bën thirrje qytetarëve që të mbrojnë shëndetin dhe të vaksinohen

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka uruar festën e Kurban Bajramit, raporton Gazeta Enigma.

Në urimin e tij, Vitia ka përmendur edhe vaksinimin e qytetarëve kundër COVID-19.

Ai ka thënë se tashmë kur po përballemi me pandeminë, është e rëndësishme që të vaksinohemi sa më shpejt dhe të mbrojmë vetën dhe të tjerët.

“Ndaj në këtë ditë përcillni porosinë të afërmve tuaj, miqve e shokëve se mbrojtja e shëndetit është detyrë për të gjithë. Le të marrim vaksinën që festat e ardhshme t’i festojmë me plot hare”, ka shtuar ai.

ME FAT KURBAN BAJRAMIN!Kurban Bajrami në bazën e saj ka sakrificën, barazinë dhe solidaritetin. Festë që na bashkon më…Posted by Arben Vitia on Tuesday, July 20, 2021

Related Articles