Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, teksa ende po priten rezultatet finale, raporton Gazeta Enigma.
Të dhënat e fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje është duke prirë me 81.89 për qind të votave.
Më i votuari është kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ku deri tani ka marrë 2 mijë e 886 vota.
Pas Kurtit, i dyti më i votuar është Glauk Konjufca me 2 mijë e 510 vota. Kandidati tjetër më i votuar është edhe Hekuran Murati me 1 mijë e 544 vota.
Gjithashtu, kandidati Xhelal Sveçla bëhet e ditur se ka marrë 1 mijë e 503 vota, kandidatja e pestë më e votuar në listën e LVV-së është edhe Abulena Haxhiu, me 1 mijë 489 vota deri tani. / Gazeta Enigma.