Liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen në Bruksel, Osmani përfaqëson Kosovën

Liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen në Bruksel, Osmani përfaqëson Kosovën

Sot gjatë ditës, në Bruksel do të mbahet samiti i liderëve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor.

Temë diskutimi do të jenë plani i rritjes, siguria dhe politika e jashtme, lufta në Ukrainë luftimi i kërcënimeve hibride dhe kibernetike, dhe migracioni.

Kosova në këtë takim përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani.

Gjatë darkës në kuadër të këtij samiti, liderët do të diskutojnë ngjarjet gjeopolitike dhe sfidat që prekin si Ballkanin Perëndimor ashtu edhe BE-në.

Samiti do të drejtohet nga presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Pritet që në fund të samitit të miratohet një deklaratë. /Gazeta Enigma

Related Articles