Vrasja në Gjakovë – Prokuroria del me njoftim të ri

Vrasja në Gjakovë – Prokuroria del me njoftim të ri

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka lëshuar një njoftim të ri, lidhur me vrasjen e një 38-vjeçari, mëngjesin e sotëm.

Prokuroria tha se pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore dhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore Gjakovë.

“Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Prokurori i Shtetit, ka iniciuar rast për shkak të veprës penale “Vrasja e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të personit të dyshuar, i cili tashmë është identifikuar dhe ndodhet në kërkim. Gjithashtu, janë duke u mbledhur provat dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast”, u tha tutje në njoftim.

Related Articles