Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në një familje në Majac të Podujevës, ku një vajzë dyshohet se ka vrarë një person.
Nga detajet e siguruara nga Klan Kosova, vajza dyshohet se kishte raport me personin që dyshohet se e vrau, derisa e plagosi edhe gruan e axhës.
Sipas informacioneve të para, ajo dhe tani i ndjeri ishin duke u fjalosur në oborrin e shtëpisë derisa ka ndërhyrë gruaja e axhës e cila mbeti e plagosur.
Gazeta Enigma ka dërguar pyetje drejt Policisë dhe është në pritje të informacioneve zyrtare.
