Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg, ka folur për aktivitetet e Qeverisë së Kosovës,
Këto tensione, sipas Vuçiqit shkaktuan frikë dhe trazira në Veriun e Kosovës, edhe pse Qeveria e Kosovës fillojë vetëm implementimin e një vendimi në territorin e saj, e ndërsa qytetarët serb ishin ata të cilët bllokuan dhe pamundësuar këtë implementim.
Më tej bëhet ditur se në bisedon telefonike Vuçiç dhe Stoltenberg ranë dakord se është e nevojshme të vazhdohet dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se paqja dhe stabiliteti janë të një rëndësie vendimtare, jo vetëm për Serbin dhe rajonin, por edhe për të gjithë ata që jetojnë në Kosovë.
“Serbia nuk ka shkelur as Marrëveshjen e Brukselit dhe as rezolutën 1244 të OKB-së pas tensioneve në veri, pasi në asnjë mënyrë Beogradi nuk kërcënon ruajtjen e paqes dhe vazhdon të sillet me përgjegjësi dhe seriozitet në zgjidhjen e problemeve dhe çështjeve të hapura”, thuhet të ketë thënë Vuçiç.
Ndryshe një ditë më parë Stoltenberg realizo një bisedë telefonike edhe m kryeministrin e Kosovës, pas përkeqësimit të situatës në Veri të Kosovës.
Sipas Stoltenberg, pala kosovar dhe ajo serbe duhet ta ruajnë qetësinë dhe të shmangin veprimet e njëanshme.
“Bisedova me Albin Kurtin për tensionet e fundit në Kosovë dhe rëndësinë e vazhdueshme të misionit të KFOR-it. Të gjitha palët duhet të ruajnë qetësinë, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Mbetem në kontakt të ngushtë me Prishtinën dhe Beogradin”, ka shkruar Stoltenberg, në Twitter.