Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka vazhduar të mbështesë akuzat e tij se Kosova ka vëzhguar lëvizjet e trupave ushtarake serb në Serbi, me dronët Bayraktar nga qielli i Gjakovës, njofton Gazeta Enigma.
Sot në një konferencë për media, Vuçiq tha se i kanë parë dronët “si në pëllëmbë të dorës”.
“I kemi parë dronët si në pëllëmbë të dorës dhe po të ishte një herë tjetër nuk do të qëndronin gjatë në ajër, meqë është zonë nën kontrollin e KFOR-it, ne e respektojmë zonën nën kontroll të KFOR-it. Pra, ata po e bëjnë punën e tyre, nuk do të ishte problem që ne ta përkufizojmë kështu”, deklaroi Vuçiq.
Më herët, Ministria e Mbrojtjes e Kosovës i mohoi këto akuza. /Gazeta Enigma