Vuçiq: Kurti do luftë sepse dëshiron të veshë uniformën dhe të veprojë si ‘Zelensky i vogël’

Vuçiq: Kurti do luftë sepse dëshiron të veshë uniformën dhe të veprojë si ‘Zelensky i vogël’

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar ndaj opinionit të Albin Kurtit të publikuar në mediumin amerikan “New York Times”, transmeton Gazeta Enigma.

Kurti shkroi një artikull me titullin: “Mos dyshoni në NATO-n. Shpëtoi popullin tim”.

Vuçiq tha se Kurti është ai që “dëshiron luftë, sepse ëndërron të veshë një uniformë dhe të aktrojë ‘Zelenskyn e vogël’ në Ballkan, por që të do të mbetet ëndërr e parealizuar”.

“Marrëzi kush do luftë.  Ai do luftë, sepse gjithë jetën dëshiron të veshë uniformën dhe të veprojë në Ballkan si ‘Zelensky i vogël’, por dëshira e tij nuk do të realizohet”, tha Vuçiq para mediave.

Kurti në tekstin autorial të publikuar në New York Times ka përmendur bashkëpunimin ushtarak të Serbisë me Rusinë.

Në përgjigje të kësaj, Vuçiq tha se Serbia bashkëpunon me Rusinë “pak më shumë se sa do të donte Kurti, dhe më pak se sa do të donte ai”.

I dyti i Kosovës, në artikullin e publikuar i ka kërkuar SHBA-së që të mos e zvogëlojë rëndësinë e paktit të NATO-s.

“Disa njerëz në Shtetet e Bashkuara kanë minimizuar rëndësinë e NATO-s. Shumë partnerë evropianë shqetësohen se pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA në nëntor, angazhimi amerikan ndaj aleancës do të zbehet. Nën drejtimin e Vuçiqit, Serbia ka investuar shumë në bashkëpunimin e saj ushtarak me Rusinë. Një raport i vitit 2019 nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së arriti në përfundimin se “Serbia ofron mjedisin më lejues për ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Kurti. /Gazeta Enigma

Related Articles