Vuciq: Nuk e nënshkruaj njohjen e pavarsisë së Kosovës

Vuciq: Nuk e nënshkruaj njohjen e pavarsisë së Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është duke mbajtur sot mbledhjen e kryesisë së partisë së tij ku edhe ka përmendur edhe dialogun me Kosovën, shkruan Kosovo Online.

Ai ka thënë se është për të bërë kompromis me Kosovën, por që si president nuk do ta nënshkruaj njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Ne duam një kompromis, por unë nuk do të nënshkruaj njohjen e një Kosove të pavarur”, ka thënë Vuçiç.

Kjo deklaratë e Vuçiqit vjen para takimit me kryeministrin Albin Kurti që pritet të mbahet nga fundi i muajit qershor.

Në këtë mbledhje Vuçiq përveç tjerash ka lexuar edhe letrën e dorëheqje së një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të tij, Nebojsha Stefanoviqit.

Related Articles