Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka komentuar deklaratën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani e cila ka thënë se një Asociacion i komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive do të ishte prelud i krijimit të një “Republika Sërpska”.
Vuçiq ka ironizuar me deklaratën e shefes së shtetit të Kosovës duke thënë se “është mirë që Asociacioni i Komunave Serbe të ketë të drejtë të prodhojë qese për krem-banane dhe kaq. Përfundimisht duhet të bëhen tre çakmakë në vit dhe të shpërndahen dy stilolapsa për Vitin e Ri, që Vjosa Osmani të jetë e kënaqur”, njofton Klankosova.tv.
“Nuk ka asgjë nga kjo, ose do ta formojnë Asociacionin me ato lloj kompetenca që janë negociuar në Bruksel, ose i falënderoj, kështu që do të takohemi një ditë”, tha Vuçiq.
Ai ka deklaruar mes tjerash se deklarata e presidentes së Kosovës, se Serbia është vegël në duart e Rusisë për të destabilizuar Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor, është shumë “budallallëk” dhe ka shtuar se Serbia nuk është një mjet në duart e Rusisë apo kujtdo tjetër, SHBA-së ose BE-së./Gazeta Enigma/