Deputeti i Bundestagut gjerman Peter Beyer është pritur në një takim në Beograd nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq me të cilin ka biseduar për ngjarjet e fundit në Kosovë.
Siç njofton zyra për media e Vuçiqit në takim, kreu i shtetit serb ka deklaruar se situata në Kosovë, pa nevojë po përshkallëzohet.
Ai po ashtu theksoi se “kryeministri Albin Kurti me këmbëngulje i shmanget përmbushjes së obligimeve të marra nga Marrëveshja e Brukselit, e cila në radhë të parë ka të bëjë me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.
Vuçiq poashtu deklaroi se “Serbia mbetet e përkushtuar ndaj politikës së paqes dhe stabilitetit”.
Deputeti i Bundestagut gjerman qëndroi të premtën për vizitë në Kosovë ku pati takime me liderë e zyrtarë të tjerë në Prishtinë.