Vuçiq thotë se duhet kompromis për Kosovën

Vuçiq thotë se duhet kompromis për Kosovën

Presidenti serb, Aleksadar Vuçiq, është shprehur se duhet kompromis për çështjen e Kosovës dhe vetëm në këtë mënyrë mund të ketë paqe të qëndrueshme.

Në një intervistë me të përditshmen gjermane “Handelsblatt”, Vuçiq tha se Serbia dhe ai duan paqe.

“Vetëm në këtë mënyrë mund të ketë paqe të qëndrueshme. Serbia dhe unë duam paqe. Le të ndalojmë çmendurinë e së kaluarës. Atëherë i gjithë rajoni mund të bëhet motori i rritjes së re për Evropën”

Kur u pyet nëse ka ndonjë indikacion që qeveria e re gjermane do të mbështesë Serbinë në të njëjtën mënyrë, kreu i shtetit serb shprehu besimin e se do të jetë e njëjta.

“Unë e njoh Armin Lachet, fola me të si kryeministër i Nordrhein-Westfalen. Ai është shumë i zgjuar dhe e kupton situatën në Ballkan, dhe sigurisht që do të vazhdojë politikën e Merkel ndaj rajonit tonë si kancelari i ri,” shtoi ai.

Related Articles