Vuçiqi të hënën informon qeverinë serbe për bisedimet me pesë emisarët

Vuçiqi të hënën informon qeverinë serbe për bisedimet me pesë emisarët

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të jetë i pranishëm në seancën e qeverisë serbe, për të folur për takimin që zhvilloi me “pesëshen e madhe”.

Me ftesë të kryeministres Ana Bërnabiq, ai do të paraqitet nesër në seancë në orën 11:00, raportojnë mediat serbe.

Vuçiq pritet të raportojë në Qeveri për negociatat me delegacionin e lartë perëndimor.

Ai e cilësoi takimin me “pesëshen” perëndimore si një nga ditët më të vështira për Serbinë.

Vuçiq paralajmëroi konsultime dhe shpreson për unitet, siç thonë raportimet e mediave serbe.

Ai u shpreh se pret probleme dhe ndër të tjera tha: “Ne do ta ruajmë dhe mbrojmë Serbinë”.

Pas seancës, siç është paralajmëruar, Vuqiç do t’i drejtohet publikut.

Related Articles