Vushtrria apo Malisheva, sot vendoset se cila skuadër do të bëjë gara në sezonin e ardhshëm në Superligë

Vushtrria apo Malisheva, sot vendoset se cila skuadër do të bëjë gara në sezonin e ardhshëm në Superligë

Sot do të zhvillohet ndeshja që do të përcaktojë skuadrën pjesëmarrëse në Superligën e Kosovës për sezonin e ardhshëm.



Vushtrria është skuadra që synon rikthimin në elitë, kurse Malisheva mbetjen aty.

Këto dy skuadra do të përballen sot mes vete në ndeshjen e barazhit të Superligës.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 16:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës.

Vushtrria deri këtu erdhi pasi mposht Lirinë në ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë, teksa sezonin e kishte mbyllur në pozitën e dytë në Grupin B të Ligës së Parë.

Kurse, Malisheva e mbylli sezonin si e teta në renditjen tabelare në Superligë.

Related Articles