Rrjetet sociale janë kanale digjitale në të cilat mund të hapen llogari dhe të krijohen lidhje me komunitete e rrjete të ndryshme. Në Kosovë besohet se një numër i madh i të rinjve hapin shfaqen me identitete të rreme, me qëllimin e mashtrimit e shantazhit, raste këto që kanë qenë goxha të shpeshta.
Kështu i ka ndodhur edhe një 34-vjeçari nga Vushtrria, i cili gjatë ditës së sotme e ka denoncuar një rast të tillë në Polici.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktima dyshohet se është shantazhuar nga një person, që i ishte prezantuar si vajzë, e me të cilën kanë pasur komunikim në njërin nga rrjetet sociale dhe gjatë kësaj kohe kishin komunikuar edhe me kamerë.
Por jo gjithçka shkoi siç deshi i riu, pasi pamjet ku viktima shihej i zhveshur, ishin incizuar, me qëllimin për shantazh.
Sinjali mëson se vajza që u prezantua me identitet të rremë, e ka kushtëzuar të riun, duke i kërkuar para, për të mos ia publikuar videot që i posedonte, ku ai shihej i zhveshur.
Përballë kësaj situate, 33-vjeçari ka vendosur që të kërkojë ndihmën e Policisë, duke e raportuar atë që kishte ndodhur.
Me t’u përfunduar procedurat policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit si “Shantazh” dhe nisjen e hetimeve për identifikimin dhe kapjen e personit të dyshuar.