Xavi: Më zemëron ta dëgjoj himnin e Ligës së Kampionëve nga shtëpia

Xavi: Më zemëron ta dëgjoj himnin e Ligës së Kampionëve nga shtëpia

Barcelona do të përballet me Manchester United në play-offin e Ligës së Evropës të enjten në mbrëmje.

Xai mund ta kujtojë më mirë një takim me Djajtë e Kuq, kur si lojtar i mposhtën në finalen e Ligës së Kampionëve, derisa zbuloi në konferencë për media se i mungon himni i garës më të madhe për klube në Evropë.

“Më zemëron ende të dëgjoj himnin e Ligës së kampionëve nga shtëpia”, deklaroi trajneri i katalunasëve.

“Por, ne duhet të përballemi me realitetin. Jemi të emocionuar për këtë kompeticion, i cili ka qenë shumë i bukur për skuadrat që kanë mbetur”.

“Është gjithmonë e rëndësishme  se ne luajmë në Evropë, pasi ne po kalojmë disa sezone pa sukses. Është një test i mirë, pa dyshim, për të parë se mund të konkurrojmë në Evropë”, ka shtuar më tej Xavi.

Ky ishte një mesazh, përmes të cilit Xavi dëshiron të dëshmojë se Barcelona është e etur për trofe evropian, në veçanti për Ligën e Kampionëve. 

Related Articles