Xavi: Ne duam ta fitojmë sërish Superkupën e Spanjës

Xavi: Ne duam ta fitojmë sërish Superkupën e Spanjës

Trajneri i Barcelonës, Xavi, foli në një konferencë për shtyp në lidhje me ndeshjen që Blaugranasit do të luajnë kundër Osasunës në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës.

Kompeticioni do të luhet në Arabinë Saudite, ndërsa ndeshja tjetër është ajo mes Real Madridit dhe Atletico Madridit e planifikuar për këtë mbrëmje

“Osasuna ka një trajner të madh, ata e dinë se çfarë duhet të bëjnë në fushë. Kohët e fundit ata na kanë bërë gjithmonë jetën të vështirë. Ne do të duhet të luajmë një ndeshje të mirë, po e marrim ngadalë dhe nuk mund të bëjmë asnjë gabim”, tha fillimisht Xavi.

Si janë lojtarët e lënduar, sidomos Pedri dhe Cancelo?

“Unë jam më optimist me Pedrin. Për Cancelon e shoh më të komplikuar, por ndjesitë do t’i shohim sot në stërvitje”.

“Nuk ka tituj të vegjël… Vitin e kaluar ne fituam me një lojë të shkëlqyer në finale, ne duhet të kërkojmë atë sërish. Ne duam të fitojmë”, përfundoi ai.

Related Articles