Gazetari Xhemajl Rexha është zgjedhur kryetar i ri i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK).
Në votimin që filloi rreth orës 12:00, gazetari Rexha ka marrë 171 vota, ndërsa kundërkandidati i tij Arton Mulliqi 146 vota, raporton Gazeta “Enigma”.
Sot gazetarët e Kosovës kanë mbajtur zgjedhjet për kryetar të AGK-së dhe anëtarë të bordit.
Gazetari Xhemajl Rexha nga Kanal 10, ka fituar garën kundër Arton Mulliqit të RTK-së.
Po ashtu, gazetarët e mediumeve kosovare kanë votuar edhe për bordin e ri të AGK-së. Mirëpo rezultatet për anëtarët e bordit nuk janë shpallur akoma.
Ndryshe, në krye të AGK-së deri më tani ishte Gentiana Begolli-Pustina, e cila u zgjodh në gusht të vitit 2018.
Mandati i kryetarit dhe bordit të AGK-së është trevjeçar.