Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka falënderuar presidentin amerikan Joe Biden për ndalimin e importeve të naftës , gazit natyror dhe qymyrit rus në SHBA.
“Faleminderit SHBA për goditjen në zemër të makinës luftarake të Putinit, ndalimin e naftës, gazit dhe qymyrit nga tregu amerikan”, shkroi Zelensky në Twitter.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, mori vendim të martën për të ndaluar importet e naftës ruse, për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.
Përkundër frikës për rritje të çmimeve të gazit, vendimi i tij është mbështetur paraprakisht nga politikanët tjerë në SHBA.