Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje presidentit rus Vladimir Putin që të takohet më të, shkruan Gazeta Enigma.
“Uluni me mua për të negociuar, jo në 30 metra”, ka thënë Zelensky të enjten, me sa duket duke iu referuar fotove të fundit të Putinit të ulur në një skaj të një tavoline jashtëzakonisht të gjatë kur u takua me presidentin francez, Emmanuel Macron.
Ai ka ironizuar me Putinin duke i thënë se nuk kafshon dhe nuk ka nga çka të frikësohet.
“Unë nuk kafshoj. Nga çka frikësohesh?”, ka thënë Zelenskyy në një konferencë shtypi të enjten.
Zelenskyy ka shtuar se ishte e arsyeshme të kishte bisedime.
“Çdo fjalë është më e rëndësishme se të shtënat”, është shprehur ai.
Presidenti ukrainas po ashtu i ka bërë thirrje NATO-s që t’i dërgojnë aeroplanë.
“Nëse nuk keni fuqinë për të mbyllur hapësirën ajrore, të zbatoni një zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë, atëherë më jepni aeroplanë”, tha ai.
Kërkesa e tij për takim me Putinin vjen në kohën kur palët ruse e ukrainase janë duke zhvilluar rundin e dytë të bisedimeve për gjetjen e një zgjidhjeje./GazetaEnigma/