Zelensky: Po bëjmë gjithçka që ta ndihmojmë Mariupolin

Zelensky: Po bëjmë gjithçka që ta ndihmojmë Mariupolin
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy ka thënë se detyra kryesore e kësaj dite është që ushtarët ta çojnë autokolonën humanitare që po udhëton drejt qytetit të rrethuar të Mariupolit në destinacion, raporton CNN.

Në një mesazh të shkurtër në Instagram, Zelenskiy tha: “Karvani ynë humanitar është dy orë larg Mariupolit, vetëm 80 kilometra larg”.

“Ne po bëjmë gjithçka për ta kapërcyer rezistencën e pushtuesve, të cilët po bllokojnë edhe priftërinjtë e kishës ortodokse, të cilët po shoqërojnë autokolonën me ushqime, ujë, ilaçe… Ukraina ka furnizuar 100 tonë, nevojat bazë për qytetarët e saj,” tha ai.

Kolona u nis të shtunën nga qyteti Zaporizhzia. Mariupol është nën rrethim për më shumë se një javë. Pjesa më e madhe e qytetit është pa energji elektrike dhe ujë.

Zelensky tha se pas 18 ditësh luftë, “Rusia ka humbur mijëra automjete ushtarake, 74 avionë dhe 86 helikopterë”. / Gazeta Enigma.

Related Articles