Zemaj: Pa marrëveshje politike, s’do të ketë rezultat

Zemaj: Pa marrëveshje politike, s’do të ketë rezultat

Deputeti i LDK, Armend Zemaj, para seancës së sotme të Kuvendit ka thënë se tashmë është bërë e qartë që s’do të ketë rezultate në formimin e institucioneve pa marrëveshje politike. 

“Është e qartë tashmë se pa pasur një marrëveshje politike dhe pa u definuar se cila parti apo cili subjekt do ta sigurojë shumicën, për të krijuar Kuvendin edhe Qeverinë e Kosovës, nuk besoj se do të ketë ndonjë rezultat”, ka theksuar Zemaj.

LDK-ja do mbajë qëndrimin e njëjtë, ka konfirmuar Zemaj. / Gazeta Enigma.

Related Articles